Ndërlidhjet

Grupi bask Eta u kërkon falje viktimave


Militantë të Eta-s
Militantë të Eta-s

Organizata e armatosur baske, Eta, u kërkoi falje viktimave të konfliktit për pavarësi, pak ditë para se të shpallë shpërbërjen.

Grupi kërkoi "falje" për vrasjen e njerëzve pa "pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në konflikt".

Qeveria e Spanjës tha se Eta është mposhtur politikisht dhe operacionalisht dhe se nuk ka arritur asnjë nga qëllimet e saj.

Eta ka vrarë rreth 800 njerëz dhe ka plagosur mijëra në më shumë se 40 vjet të konfliktit.

Grupi, i cili ka udhëhequr një fushatë të përgjakshme për pavarësinë e shtatë rajoneve në veri të Spanjës dhe jugperëndim të Francës, pritet të shpallë shpërbërjen në fillim të muajit të ardhshëm.

XS
SM
MD
LG