Ndërlidhjet

Shpend Maxhuni emërohet drejtor i AKI-së


Prishtinë, 20 prill 2018.
Prishtinë, 20 prill 2018.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, emëruan të premten Shpend Maxhunin në postin e drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Siç njofton komunikata nga Presidenca, emërimi u bë bazuar në Nenin 84 (21), në Nenin 94 (8) dhe Nenin 129 (3) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe Nenin 5 (3 dhe 5) të Ligjit nr. 03/L-063 për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

Po ashtu u bë e ditur se Maxhuni u emërua për një mandat pesëvjeçar, i cili mund të vazhdohet edhe një herë.

Drejtori deritashëm i AKI-së, Driton Gashi, ka ofruar dorëheqjen e kërkuar nga kryeministri Haradinaj, ditë më parë, pas dëbimit të 6 shtetasve turq nga Kosova.

XS
SM
MD
LG