Ndërlidhjet

Partia Demokratike në SHBA padit Rusinë dhe fushatën e Trumpit


Hilary Clinton dhe Donal Trump
Hilary Clinton dhe Donal Trump

Partia Demokratike në Shtetet e Bashkuara ngriti padi kundër Qeverisë ruse, fushatës zgjedhore të presidentit amerikan, Donald Trump, dhe organizatës WikiLeaks, duke i akuzuar për konspiracion për të përçarë fushatën e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 në SHBA dhe për ta lëvizur atë kah zgjedhja e Trumpit.

Padia, e ngritur në një gjykatë federale në Menhetën, thotë se zyrtarët e fushatës së Trumpit kanë bërë konspiracion me Qeverinë ruse dhe agjencinë e saj të spiunimit për të dëmtuar kandidaten demokrate, Hillary Clinton, dhe për të ndihmuar Trumpin duke i pirateruar kompjuterët e Partisë Demokratike.

Padia nuk e përmend Trumpin si të pandehur, por disa ndihmës të tij që besohet se kanë takuar njerëz të lidhur me Rusinë gjatë fushatës zgjedhore.

Shtëpia e Bardhë nuk e komentoi ende padinë.

Presidenti Trump ka mohuar vazhdimisht se fushata e tij ka bashkëpunuar me Rusinë, ndërsa akuzat i ka cilësuar si "gjueti shtrigash".

Disa hetime për këtë çështje janë në zhvillim e sipër.

XS
SM
MD
LG