Ndërlidhjet

Forcat saudite rrëzuan një dron në afërsi të Pallatit Mbretëror


Mbreti Salman i Arabisë Saudite
Mbreti Salman i Arabisë Saudite

Forcat e sigurisë në Arabinë Saudite kanë thënë se kanë rrëzuar një dron, i cili po fluturonte mbi një lagje në Riad, ku gjendet edhe Pallati Mbretëror.

“Në ora 7:50 të mbrëmjes, policia në lagjen Khuzama ka parë një dron të vogël”, ka raporuar agjencia Saudi Press.

“Policia e ka goditur atë dhe autoritetet janë duke e hetuar këtë incident”, ka njoftuar tutje kjo agjenci.

Një zyrtar saudit i ka thënë agjencisë Reuters se Mbreti Salman nuk ka qenë në Pallat, në kohën kur ka ndodhur kjo ngjarje.

Raporte të pakonfirmuara në mediat sociale kanë sugjeruar se janë dëgjuar të shtëna me armë përreth Pallatit Mbretëror, por autoritetet kanë mohuar raportet të tilla.

Siguria përreth Pallatit Mbretëror është rritur kohëve të fundit, teksa Princi i Kurorës, Mihammad bin Salma është zotuar se do të reformojë ekonominë e vendit dhe do të heq disa nga kufizimet kulturore.

Princi ka arrestuar disa figura kyçe, përfshirë edhe rivalë të familjes mbretërore, nën akuza të ndryshme, përfshirë edhe korrupsion.

XS
SM
MD
LG