Ndërlidhjet

Sot është Dita e Tokës, një ngjarje globale, që ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin për problemet e mjedisit.

Edhe në Kosovë, kjo ditë po shënohet me aktivitete të ndryshme, të cilat kryesisht janë të orientuara në mbjelljen e fidanëve të rinj, me qëllim që t'i nxisë njerëzit drejt veprimeve të vogla, por të vazhdueshme, që do ta mbrojnë mjedisin..

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, tha se është koha që “të angazhohemi të gjithë për një mjedis të shëndoshë, nga i cili varet cilësia e jetës sonë”.

Për herë të parë, Dita e Tokës është shënuar më 1970 në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG