Ndërlidhjet

Në Moskë zbulohet busti i Yeltsinit


Busti i Boris Yeltsin në Moskë, 23 prill, 2018

Në Moskë është zbuluar busti i presidentit të parë të Federatës Ruse, Boris Yeltsin. Zbulimi i bustit të Yeltsinit është bërë në përvjetorin e 11 të vdekjes së tij.

Ministri i Kulturës, Vladimir Medinsky dhe e veja e Yeltsinit, Naina kanë qenë prezent në këtë ceremoni.

Busti i bronzit është krijuar nga skulptori Zurab Tsereteli. Busti është vendosur në “Rrugën e Udhëheqësve”, që është hapur në Moskë më 2016. Në këtë zonë janë të vendosurastatuja të figurave historike që kanë udhëhequr Rusinë që prej shekullit të nëntë.

Yeltsin ka vdekur më 23 prill të vitit 2007, në moshën 76-vjeçare.

Në “Rrugën e Udhëheqësve”, vitin e kaluar janë vendosur edhe bustet e liderëve sovjetik, përfshirë busti i Vladimir Lenin, Josef Stalin, Nikita Khrushchev, Leonid Brezhnev, Yury Andropov, Konstantin Chernenko dhe Mikhail Gorbachev.

XS
SM
MD
LG