Ndërlidhjet

Talibanët vrasin disa ushtarë dhe policë në Afganistan


Afganistan - foto arkivi

Zyrtarët afganë thanë se militantët talibanë kanë vrarë së paku nëntë ushtarë dhe policë në dy sulme të ndara.

Muhammad Naser Mehri, zëdhënës i guvernatorit të provincës Farah, tha se së paku pesë ushtarë janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur pasi postblloku i tyre është sulmuar nga militantët talibanë në qarkun Bala Buluk.

Gjashtë talibanë janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur po ashtu në betejën që ka zgjatur disa orë, tha Mehri.

Talibanët morën përgjegjësinë edhe për një sulm në provincën Ghazni, ku mbetën të vrarë së paku katër pjesëtarë të policisë lokale dhe u plagosën shtatë të tjerë.

Po sot, Ministria e Shëndetësisë e Afganistanit rriti në 60 numrin e viktimave nga një sulm vetëvrasës që ka ndodhur në Kabul më 22 prill, pasi tre persona kanë vdekur në spital.

XS
SM
MD
LG