Ndërlidhjet

Këshilli Mysliman Gjerman thotë se anti-semitizmi është "mëkat"


Gjermania, viteve të fundit, ka pranuar numrin më të madh të refugjatëve nga Lindja e Mesme.

Këshilli Qendror i Myslimanëve në Gjermani tha se anti-semitizmi është "mëkat".

"Anti-semitizmi, racizmi dhe urrejtja janë mëkate të mëdha në Islam, andaj nuk do t'i tolerojmë kurrë", tha presidenti i Këshillit, Aiman Mazyek, për gazetën gjermane "Rheinische Post".

Mazyek iu përgjigj komenteve të bëra në fundjavë nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila tha se Gjermania po përjeton "një fenomen të ri, ku refugjatët dhe njerëzit e tjerë me origjinë arabe po sjellin një formë ndryshe të anti-semitizmit".

Mazyek tha se komentet e Merkelit kanë qenë "si zakonisht të diferencuara", sepse ajo ka theksuar se anti-semitizmi nuk u kthye në Gjermani me refugjatët; "statistikat e krimit e tregojnë", tha ai.

Mazyek tha se Këshilli Mysliman po organizon takime mes hebrenjve dhe refugjatëve, si dhe po udhëheq disa programe arsimore.

XS
SM
MD
LG