Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Maas dhe Zarif pritet të bisedojnë për marrëveshjen bërthamore


Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas pritet që sot të takohet me homologun e tij iranian, Mohammad Javad Zarif për të diskutuar për marrëveshjen bërthamore që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore.

Sipas marrëveshjes bërthamore, të nënshkruar më 2015 nga Irani, Shtetet e Bashkuara, Franca, Kina, Britania, Rusia dhe Gjermania, Teherani është pajtuar që të frenojë programin bërthamor, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka kërcënuar se Uashingtoni do të tërhiqet nga marrëveshja nëse nuk përmirësohen ato që ai i quan “të meta” të këtij pakti. Trump ka vendosur 12 majin, si afat që fundit që marrëveshja të përmirësohet.

Gjermania, si nënshkruese e kësaj marrëveshje po tenton që të bindë Trumpin që të mos tërhiqet nga marrëveshja. Një qëndrim të njëjtë ka edhe presidenti francez, Emmanuel Macron.

Ministri Maas pritet të takohet me Zarif në margjinat e takimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

XS
SM
MD
LG