Ndërlidhjet

WhatsApp kufizon moshën e përdoruesve të platformës në BE


Ilustrim.

Platforma e dërgimit të mesazheve, WhatsApp nuk do të jetë e qasshme për personat nën moshën 16 vjeçare në vendet e Bashkimit Evropian.

Aktualisht përdoruesit duhet të jenë të paktën në moshën 13 vjeçare, mirëpo udhëheqësia e platformës është duke ndryshuar rregullat pak para prezantimit të rregullores së re të BE-së për privatësinë.

Aplikacioni që udhëhiqet nga Facebook do të kërkojë nga përdoruesit për të konfirmuar moshën kur të dërgohen mesazhe të reja në javët në vijim.

Ende nuk është bërë e qartë se si do të verifikohet kufizimi i moshës.

Rregullorja e përgjithshme e BE për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR), e cila nis zbatimin më 25 maj, do t’iu ofrojë përdoruesve më shumë mundësi për të kuptuar se si kompanitë përdorin të dhënat e tyre.

Ata po ashtu do të kenë të drejtë të fshijnë të gjitha të dhënat e tyre personale.

Përveç tjerash, aplikacioni planifikon që një kufizim të tillë të moshës të fillojë ta zbatojë në gjithë botën.

XS
SM
MD
LG