Ndërlidhjet

Shpikësi danez dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e gazetares


Gjykata në Kopenhagë

Shpikësi danez, Peter Madsen, u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e gazetares suedeze, Kim Wall, në nëndetësen e tij.

Prokurorët thanë se Madsen e ka planfikuar vrasjen e 30-vjeçares duke e ngufatur ose duke i prerë fytin.

Mbetjet e saj trupore janë gjetur nga policia daneze më 21 gusht të vitit të kaluar, 11 ditë pasi gazetarja e ka intervistuar Madsenin në bordin e nëndetëses së tij.

Madsen, 47 vjeç, u dënua të mërkurën në një gjykatë në Kopenhagë.

Ai u shpall fajtor për vrasje me paramendim dhe sulm seksual.

Madsen e ka pranuar se e ka copëtuar trupin e gazetares dhe se e ka hedhur në det.

XS
SM
MD
LG