Ndërlidhjet

Macron mban fjalim në Kongresin amerikan, kritikon nacionalizmin


Uashington, 25 prill 2018.
Uashington, 25 prill 2018.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e shfrytëzoi fjalimin e tij në Kongresin amerikan për të denoncuar nacionalizmin dhe izolimin.

Macron tha se politikat e tilla janë kërcënim për përparimin global.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është akuzuar për nxitje të nacionalizmit dhe promovim të izolimit me politikën e tij "Amerika e para".

Por, Macron tha se SHBA-ja ka zbuluar multilateralizmin dhe se tani duhet ta rizbulojë atë për të krijuar një rend të ri botëror të shekullit 21.

Ai i lavdëroi "lidhjet e pathyeshme" të SHBA-së dhe Francës, të mishëruara në "liri, tolerancë dhe të drejta të barabarta".

Macron ka zhvilluar një marrëdhënie të fuqishme me Trumpin dhe është në Uashington si lideri i parë i huaj që i është ofruar vizitë shtetërore nga Shtëpia e Bardhë e presidentit Trump.

XS
SM
MD
LG