Ndërlidhjet

Tusk viziton sot Kosovën


Presidenti i Komisionit Evropian, Donald Tusk.
Presidenti i Komisionit Evropian, Donald Tusk.

Presidenti i Komisionit Evropian, Donald Tusk, viziton sot Kosovën, ku do të takojë zyrtarët më të lartë të shtetit.

Tusk ndodhet në turne në Ballkanin Perëndimor, për të konfirmuar, siç është thënë, perspektivën evropiane të rajonit.

Një ditë më parë, ai ka qëndruar në Beograd, ku ka thënë se Kosova është një “çështje e vështirë dhe emocionale” për Serbinë, porse zgjidhja e saj “do të shpaguhet në afat të gjatë”.

Tusk po zhvillon turneun në prag të Samitit të Sofjes midis Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Samiti do të mbahet më 17 maj.

XS
SM
MD
LG