Ndërlidhjet

AI: Turqia përdor gjendjen e jashtëzakonshme për të tkurrur opozitën


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Turqia duhet të ndalojë shfrytëzimin e gjendjes së jashtëzakonshme si justifikim për burgosjen e aktivistëve të të drejtave të njeriut, gazetarëve dhe përfaqësuesve të shoqërirsë civile, tha organizata Amnesty International në një raport të publikuar të enjten.

“Qeveria turke vazhdon të përdorë gjendjen e jashtëzakonshme për t’iu tkurrur hapësirën pikëpamjeve të kundërta ose alternativave”, tha grupi ndërkombëtar për të drejtat e njeriut.

Turqia është në gjendje të jashtëzakonshme qysh më 20 korrik të vitit 2016 – pak ditë pas një përpjekjeje për grushtshtet kundër qeverisë.

Qysh atëherë, tha Amnesty International, mbi 107,000 punonjës të sektorit publik kanë humbur punën, mbi 100,000 njerëz përballen me hetime penale dhe mbi 50,000 të tjerë mbeten në burg në pritje të gjykimit.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka fajësuar klerikun fetar, Fethullah Gulen, për organizimin e përpjekjes për grushtshtet. Gulen, që jeton në mërgim në SHBA, i mohon akuzat.

Shumica e atyre që janë shkarkuar nga puna ose përballen me përndjekje janë akuzuar për lidhje me Gulenin.

Por, Amnesty tha se shumica e tyre nuk kanë lidhje me klerikun dhe se janë kryesisht aktivistë dhe gazetarë që kërkojnë llogaridhënie ose demokraci.

XS
SM
MD
LG