Ndërlidhjet

Dy italianë akuzohen për sulmin ndaj tifozit të Liverpoolit


Tifozët jashtë stadiumit Anfild

Dy italianë janë arrestuar në lidhje me sulmin ndaj një tifozi të Liverpoolit përpara ndeshjes me Romën, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Filippo Lombardi 20-vjeç dhe Daniele Sciusco 29-vjeç janë paraqitur sot para një gjykate në Merseyside, dhe janë akuzuar për dhunë, para ndeshjes së gjysmëfinales që u mbajt në stadiumin Anfild të Liverpoolit.

Lombardi gjithashtu është akuzuar për shkaktim të lëndimeve trupore ndaj 53-vjeçarit, Sean Cox, i cili pësoi lëndime serioze në kokë, pasi u sulmua para ndeshjes.

Gjykatësi ka refuzuar që dy të akuzuarit të lirohen me kusht dhe ata do të paraqiten sërish para gjykatës më 24 maj.

Cox, i cili kishte udhëtuar nga Irlanda për të parë ndeshjen e futbollit, është lënduar rëndë në kokë. Gjendja e tij vazhdon të jetë kritike.

XS
SM
MD
LG