Ndërlidhjet

SHBA: Senatorët nuk duan që Mueller të shkarkohet nga hetimi për Rusinë


Robert Mueller, këshilltari i posaçëm
Robert Mueller, këshilltari i posaçëm

Senati amerikan ka miratuar një legjislacion për të parandaluar që Këshilltari i Posaçëm, Robert Mueller të mos shkarkohet, teksa presidenti amerikan, Donald Trump ka lënë të kuptohet se ai mund të ndërhyjë në hetimin e Muellerit, për lidhjet e fushatës së tij me Rusinë.

“Ata po bëjnë gjueti shtrigash kundër presidentit të Shteteve të Bashkuara”, ka thënë Trump për Fox News gjatë një interviste telefonike më 26 prill.

“Jam shumë i shqetësuar me Departamentin e Drejtësisë”, ka thënë tutje Trump.

“Kam marr qëndrim – dhe unë nuk duhet ta marrë këtë qëndrim, ndoshta kjo do të ndryshojë – se nuk do të ndërhyjë në Departamentin e Drejtësisë. Do të pres derisa kjo të marrë. Është krejtësisht gënjeshtër dhe gjë e tmerrshme kjo që po ndodhë”, ka thënë Trump.

Por, ai ka shtuar se “mund të ndryshoj mendjen sepse kjo që po ndodhë është turp”.

Shtëpia e Bardhë në vazhdimësi ka theksuar se Trump ka të drejtë dhe ka autoritet që ta shkarkojë Muellerin.

Ligjvënësit republikanë dhe demokratë e kanë paralajmëruar Trumpin se nëse ai e shkarkon Muellerin, do të krijonte një krizë kushtetuese. Një numër i madh i ligjvënësve po mbështesin legjislacionin që mbron Muellerin, nëse Trump do të tentojë ta shkarkojë atë.

Më 26 prill, Komiteti i Drejtësisë së Senatit ka miratuar me 14 vota për dhe 7 kundër, një legjislacion që ka për qëllim ta mbrojë Mullerin, nëse ai shkarkohet pa aryse.

XS
SM
MD
LG