Ndërlidhjet

Pashinian thotë se është kandidati i vetëm legjitim për kryeministër


Lideri opozitar armen, Nikol Pashinian

Lideri opozitar armen, Nikol Pashinian thotë se është takuar me presidentin armen, Armen Sarkisian, me të cilin ka biseduar për mënyrat e daljes nga kriza aktuale politike dhe ka ftuar kryeministrin në detyrë, Karen Karapetian, që të takohen më vonë gjatë ditës.

Takimi vjen pasi Parlamenti ka thënë se do të zgjedhë kryeministrin e ri më 1 maj, pasi Serzh Sarkisian dha dorëheqje.

Pashinian, po ashtu ka refuzuar se do të bëjë ndonjë kompromis me partinë në pushtet, Partinë Republikane dhe pretendon se ai është kandidati legjitim për kryeministër.

Serzh Sarkisian dha dorëheqje nga posti i kryeministrit pas protestave që u mbajtën për 11 ditë rresht në Jerevan dhe në qytetet e tjera në Armeni. Ai ka shërbyer në postin e presidentit për dy mandate.

XS
SM
MD
LG