Ndërlidhjet

Turqia arreston katër militantë të IS-it


Policia Speciale e Turqisë, foto nga arkivi

Agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi thotë se autoritetet turke kanë arrestuar katër militantë të dyshuar të Shtetit Islamik (IS), gjatë një operacioni në qytetin Izmir.

Agjencia Anadolu thotë se në mesin e të arrestuarve është edhe “emiri” apo sunduesi i Deir el-Zour, qytet në lindje të Sirisë. Ndërkaq, për tre të arrestuarit e tjerë, kjo agjenci thotë se janë zyrtarë të lartë të grupit ekstremist.

Ndërkaq, gazeta turke, Hurriyet raporton se katër të dyshuarit janë kapur gjatë një operacioni të përbashkët të agjencisë së inteligjiencës turke dhë njësiteve policore anti-terror.

Të dyshuarit ishin duke u fshehur në mesin e një grupi të refugjatëve sirianë dhe po planifikonin të shkonin në Evropë, raporton gazeta turke.

Të katër të arrestuarit, tashmë po merren në pyetje nga policia anti-terror në Izmir. Ndërkaq, policia në Izmir ka konfirmuar këtë operacion, por nuk ka dhënë më shumë detaje.

XS
SM
MD
LG