Ndërlidhjet

Shtatë të vrarë në trazirat në një burg në Guatemala


Ilustrim

Të burgosurit në Guatemala janë përleshur mes vete me armë zjarri dhe thika, duke lënë të vdekur shtatë persona dhe plagosur 25 të tjerë, kanë njoftuar zyrtarët shtetërorë.

Rojeve të burgut i janë dashur orë të tëra për të marrë sërish situatën nën kontroll, në një burg që gjendet 45 kilometra në jug të qytetit Guatemala, ka thënë zëdhënsi i burgjeve, Rudy Esquivel.

Në videot e postuara nga mediat lokale tregonin se si familjarët e të burgosurve ishin mbledhur jashtë këtij burgu për të mësuar për fatin e familjarëve të tyre.

Burgjet në Guatemala janë të mbipopulluara dhe sistemi i rehabilitimit të të burgosurve vlerësohet i dobët.

Në korrik të vitit 2016, gjatë një trazire në burgun në Pavov, 14 persona u vranë.

XS
SM
MD
LG