Ndërlidhjet

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit vendosin për emrin e Princit të ri


Anëtarë të famijes mbretërore britanike.
Anëtarë të famijes mbretërore britanike.

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit do ta quajnë fëmijën e tyre të tretë Louis Arthur Charles.

Djali i dytë i çiftit ka lindur të hënën në spitalin St Mary në Londër.

Pallati Mbretëror, përmes një postimi në Twitter, konfirmoi se foshnja do të njihet si Lartësia e Tij Mbretërore Princi Louis nga Kembrixhi.

Princi i ri është i pesti në radhë për fronin.

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit kanë edhe një djalë, Princin George, që ka lindur në vitin 2013, dhe një vajzë, Princeshën Charlotte, që ka lindur më 2015.

XS
SM
MD
LG