Ndërlidhjet

Opozita në Armeni zotohet për më shumë protesta


Udhëheqësi i opozitës në Armeni, Nikol Pashinian.
Udhëheqësi i opozitës në Armeni, Nikol Pashinian.

Udhëheqësi i opozitës në Armeni, Nikol Pashinian, u zotua se do t'i vazhdojë protestat antiqeveritare, pasi ushtruesi i detyrës së kryeministrit, Karen Karapetian, refuzoi të takohet me të.

Pashinian bëri thirrje për protesta masive më 1 maj, kur Parlamenti pritet të votojë për kryeministrin e ri.

Pashinian i ka propozuar Karapetianit të takohen për të diskutuar vetëm transferimin paqësor të pushtetit dhe ka insistuar që bisedimet të mbahen me praninë e mediave.

Por, një zëdhënës i Karapetianit tha se ushtruesi i detyrës së kryeministrit beson se negociatat, ku njëra palë dikton agjendën, nuk mund të konsiderohen negociata.

Refuzimi i Karapetianit u bë pasi ai bisedoi me presidentin rus, Vladimir Putin.

Rusia është aleatja më e afërt e Armenisë dhe partner i saj ekonomik.

"Opozita do t'i vazhdojë demonstratat. Qindra mijëra njerëz do të dalin në rrugë më 1 maj, kur do të zgjidhet kryeministri i ri", tha Pashinian.

Pashinian ka udhëhequr protestat që kanë çuar në dorëheqjen e kryeministrit Serzh Sarkisian javën e kaluar.

XS
SM
MD
LG