Ndërlidhjet

Abba incizon këngë - për herë të parë qysh më 1982


Bjoern Ulvaeus, anëtar i grupit legjendar Abba, në Muzeun ABBA në Stokholm.
Bjoern Ulvaeus, anëtar i grupit legjendar Abba, në Muzeun ABBA në Stokholm.

Grupi muzikor Abba u kthye në studio për të incizuar këngë - për herë të parë qysh në vitet 1980.

"E kemi ndjerë të gjithë se, pas 35 vjetësh, do të ishte kënaqësi të bashkohemi përsëri dhe të shkojmë në studio", tha kuarteti suedez.

"Na u duk se koha kishte ndalur", thanë pjesëtarët e grupit legjendar të popit.

Nuk është caktuar ende data se kur do të publikohen këngët e reja.

Grupi ka ndaluar të incizojë këngë së bashku në vitin 1982, pavarësisht një oferte të raportuar prej një miliard dollarësh për turne, në vitin 2000.

XS
SM
MD
LG