Ndërlidhjet

Shefi i OKB-së përshëndet "takimin e vërtetë historik" midis Koreve


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, e vlerësoi lart, siç tha ai, takimin e vërtetë historik midis liderëve të Koresë së Veriut dhe të Jugut.

"Shumë në botë u emocionuan nga imazhet e fuqishme të dy liderëve, që u bashkuan për të avancuar harmoninë dhe paqen në Gadishullin Korean", tha përnes një deklarate Guterres.

Lideri verikorean, Kim Jong Un, dhe presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, u takuan të premten në zonën kufitare, në anën e Koresë së Jugut.

Dy liderët u zotuan për denuklearizimin e plotë të Gadishullit Korean.

Takimi i tyre pritet t’i hapë rrugë edhe samitit të mundshëm midis Kimit dhe presidentit amerikan, Donald Trump, në muajin maj.

Guterres tha se shpreson vërtet se takimi Trump-Kim do të ndodhë.

XS
SM
MD
LG