Ndërlidhjet

Disa të vrarë nga sulmet në një kamp refugjatësh në Siri


Siri

Luftimet midis trupave siriane dhe militantëve të dyshuar të Shtetit Islamik në rrethinën jugore të Damaskut kanë lënë dhjetëra njerëz të vrarë ose të plagosur, tha Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut - grup që monitoron luftën në Siri.

Forcat qeveritare janë në ofensivë për të rimarrë pjesët e fundit të kryeqytetit sirian, që nuk janë nën kontrollin e shtetit.

Vëzhguesi tha se sulmet kanë vrarë së paku 17 njerëz, përfshirë shtatë fëmijë dhe dy gra në një kamp të refugjatëve palestinez që është kryesisht nën kontrollin e militantëve të Shtetit Islamik.

Lufta civile në Siri ka nisur qysh në mars të vitit 2011.

Rreth 400,000 njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

XS
SM
MD
LG