Ndërlidhjet

Armeni: Partia në pushtet pa kandidat për kryeministër


Marsh në Armeni.
Marsh në Armeni.

Partia Republikane në Armeni (HHK), që aktualisht është në pushtet ka njoftuar se nuk do të ketë kandidat për kryeminister në krizën më të madhe politike në kombin kaukazian për vite të tëra.

Njoftimi i 28 prillit nga zëdhënësi i HHK-së, Eduard Sharmazanov ka ardhur pasi lideri opozitar, Nikol Pashinian u ka bërë thirrje armenëve të dalin në protesta në tri ditët vijuese për të “mbushur rrugët dhe sheshet e Jerevanit” më 1 maj, kur parlamenti pritet të votojë kryeministrin e ri.

Pashinian u ka thënë mbështetësve në Vanadzor, qytetin e tretë më të madh në Armeni se vendimi i HHK-së për të mos kandiduar dikë për kryeministër, “nuk ka qenë i keq mirëpo as shumë i mirë”.

Ndërkohë, presidenti, Armen Sarkisian është konsultuar me ish-kryeministrin Serzh Sarkisian dhe ushtruesin e detyrës së kësaj pozite, Karen Karapetian, me qëllim të uljes së tensioneve dhe për gjetjen e një zgjidhje për situatën aktuale, ka njoftuar zyra për shtyp e presidencës më 28 prill.

Pashinian ka udhëhequr protestat që kanë çuar në dorëheqjen e kryeministrit Serzh Sarkisian javën e kaluar.

XS
SM
MD
LG