Ndërlidhjet

Refugjatët Rohingya mirëpresin ekipin e OKB-së në Bangladesh


Myslimanët Rohingya në Bangladesh.

Mijëra myslimanë Rohingya janë mbledhur të dielën në një kamp në Bangladesh për të mirëpritur një ekip të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të cilët kanë arritur në këtë zonë për të shikuar nga afër gjendjen e refugjatëve të larguar nga Mianmari, transmeton AP.

Disa prej refugjatëve kanë mbajtur disa pankarta në të cilat thuhej, “Duam drejtësi”.

Më shumë se 700,000 refugjatë janë duke kërkuar mbrojtje të OKB-së për t’u kthyer në shtëpitë e tyre.

Ky ekip ka planifikuar të takohet me disa refugjatë, duke përfshirë viktimat e dhunës e torturës, para se të nisen drejt Mianmarit.

Përfaqësuesit e pesë shteteve të përhershme të Këshillit të Sigurimit, Kina, Franca, Rusia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara dhe dhjetë pjesëtarë të vendeve të përkohshme janë nisur drejt Cox Bazarit, ku gjenden kampet.

Dhuna në Mianmar ka filluar pasi disa kryengritës Rohingya kanë kryer një seri sulmesh në disa zona të sigurisë dhe caqe tjera.

Zyrtarët e OKB-së dhe SHBA-së e kanë cilësuar dhunën në Mianmar si “spastrim etnik”, pasi forcat e sigurisë janë akuzuar për dhunë, vrasje, torturë dhe djegie të shtëpive të myslimanve Rohingya.

XS
SM
MD
LG