Ndërlidhjet

Ushtria siriane pushton fshatrat e forcave të mbështetura nga SHBA-ja


Pjesëtarë të Forcave Demokratike Siriane përgjatë Lumit Eufrat, foto nga arkivi.
Pjesëtarë të Forcave Demokratike Siriane përgjatë Lumit Eufrat, foto nga arkivi.

Ushtria siriane ka thënë se ka pushtuar disa fshatra nga forcat kurde të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara në lindje të Lumit Eufrat, afër kufirit me Irakun.

Televizioni shtetëror ka thënë më 29 prill se fshatrat kanë qenë pjesë e territorit që milicia kurde ka pushtuar nga militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS) në provincën Deir Zor.

Ushtria siriane është përleshur rrallë me Njësitet kurde për Mbrojtjen e Popullit, e cila ka qenë pjesë e aleancës së Forcave Demokratike Sirine, gjatë fushatës kundër IS-it.

Gjatë asaj kohe forcat e presidentit sirian, Bashar al-Assad janë fokusuar në rikthimin e kontrollit të militantëve në perëndim të Lumit Eufrat, duke qëndruar larg territorit të lindje të lumit.

XS
SM
MD
LG