Ndërlidhjet

Irani akuzohet se po shkatërron varret masive


Flamuri i Iranit, foto nga arkivi

Irani me qëllim po shkatërron ose po fsheh varret masive të të burgosurve politikë që ishin vrarë në vitin 1988, thuhet në raportin e Amnesty International dhe organizatës me bazë në Londër, Drejtësi për Iranin.

Në raportin e publikuar sot, thuhet se Teherani ka ndërtuar ndërtesa ose rrugë në të paktën shtatë vende ku besohet se janë vrarrosur disa prej 5 mijë viktimave të spastrimit politik.

Ekspertët e Amnesty International e kanë bazuar raportin e tyre në imazhet satelitore dhe të dëshmive të dëshmitarëve në vendet ku dyshohet se janë varret masive.

Ekzektutimet e viktimave u bën në fund të luftës në mes të Iranit dhe Irakut që zgjati nga 1980 deri më 1988, luftë e cila la mbi një milion persona të vrarë.

Kur lideri suprem i Iranit, Atatollah Ruhollah Khomeini pranoi marrëveshjen e armëpushimit, të arritur nga OKB-ja në korrik të vitit 1988, anëtarët e grupit opozitar iranian, të quajtur Mujahedeen-e Khalq, që kishin bazën në Irak dhe mbështeteshin nga diktatori Saddam Hussein, nisën një sulm kundër Iranit.

Ky sulm ishte përdorur si pretekst për të persekutuar oponentët politikë, të cilët ishin ekzekutuar. Grupet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut vlerësojnë se 5 mijë persona ishin vrarë, ndërkaq, grupi Mujahedeen-e Khalq thotë se numri i viktimave është 30 mijë.

Teherani asnjëherë nuk i ka pranuar ekzekutimin e këtyre personave, që besohet se janë kryer nën urdhrin e Khomeinit.

“Kjo ende nuk është bërë pjesë e historisë”, ka thënë drejtori i Drejtësi për Iranin, Shadi Sard.

“Përderisa përgjegjësit e këtyre krimeve janë ende në pushtet.. kjo gjë nuk i takon të kalurës”, ka thënë tutje ai për agjencinë Associated Press.

XS
SM
MD
LG