Ndërlidhjet

BE-ja pritet të zgjerojë listën e sanksioneve ndaj Rusisë


Flamuri rus, foto nga arkivi
Flamuri rus, foto nga arkivi

Bashkimi Evropian pritet të vendosë sanksione kundër pesë personave, të cilët, sipas bllokut, kanë ndihmuar në organizimin e zgjedhjeve presidenciale ruse në rajonin ukrainas të Krimesë, të cilin Moska e ka anekusar.

Burime që kanë njohuri për këtë çështje, por që nuk janë të autorizuar të flasin publikisht, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë, se diplomatët e BE-së janë duke punuar për të përditësuar listën e sanksioneve dhe përfaqësuesit e BE-së pritet t’i miratojnë këto sanksione gjatë takimit të tyre më 8 maj.

Emrat e personave që do të shtohen në listën e sanksioneve nuk janë bërë publik.

BE-ja tashmë ka ngrirë asetet dhe ka refuzuar vizat e 150 zyrtarëve rusë dhe separatistëve që mbështeten nga Moska, si dhe ndaj 38 entiteteve, që sipas Brukselit zyrtar, janë përgjegjës për shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës.

Sanksionet fillimisht ishin vendosur në mars të vitit 2014, pasi Rusia aneksoi paligjshëm gadishullin ukrianas të Krimesë.

XS
SM
MD
LG