Ndërlidhjet

Bie numri i forcave afgane të sigurisë


Kabul, Afganistan
Kabul, Afganistan

Numri i forcave afgane të sigurisë ka rënë ndjeshëm në 12 muajt e fundit për shkak të dezertimeve dhe shkallës së lartë të viktimave, tha një vëzhgues i Qeverisë amerikane.

Sipas raportit të Inspektorit të Përgjithshëm për Rindërtimin e Afganistanit, numri i forcave afgane të sigurisë ka rënë për rreth 10%, përkatësisht nën 300,000.

Gjetjet vijnë një ditë pas një vale sulmesh në Afganistan, që la të vrarë afro 40 veta.

Raporti po ashtu thekson se popullsia afgane po bie gjithnjë e më shumë nën kontrollin e grupeve militante, përfshirë talibanët.

Sipas raportit, talibanët dhe grupet e tjera kryengritëse tani kontrollojnë ose kanë ndikim në më shumë zona të Afganistanit sesa në fund të vitit 2015, kur ky grup i ka nisur matjet.

"Ndërtimi i forcave afgane është prioritet i lartë për SHBA-në dhe aleatët tanë ndërkombëtarë, andaj është shqetësuese të shohim rënien e numrit të tyre", tha John Sopko, kryetar i Inspektorit të Përgjithshëm për Rindërtimin e Afganistanit, për agjencinë Reuters.

XS
SM
MD
LG