Ndërlidhjet

Parlamenti i Armenisë e refuzon Pashinianin për kryeministër


Nikol Pashinian

Parlamenti i Armenisë votoi kundër zgjedhjes së udhëheqësit të opozitës, Nikol Pashinian, për kryeministër të ardhshëm.

Deputetët votuan me 55 vota kundër dhe 45 për.

Pashinian ka qenë kandidat i vetëm.

Duke iu adresuar Parlamentit pak para votimit, Pashinian u tha mbështetësve se do t'iu bashkohet në qendër të Jerevanit për të rinisur protestat.

Ai ka udhëhequr protesta për ditë të tëra, duke detyruar kryeministrin Serzh Sarkisian të japë dorëheqje.

Më herët, Pashinian i paralajmëroi deputetët për "cunami politik" nëse nuk e merr mbështetjen e tyre.

Parlamenti i Armenisë pritet të mblidhet sërish më 8 maj për votimin e dytë.

XS
SM
MD
LG