Ndërlidhjet

Estonia mban stërvitjet më të mëdha ushtarake që nga pavarësia


Estoni - foto arkivi

Stërvitje ndërkombëtare me 13,000 trupa nga 16 vende nisën të mërkurën në Estoni.

Stërvitjet do të zgjasin deri më 14 maj dhe janë më të mëdhatë në këtë vend baltik, prejse ai ka shpallur pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik, më 1991.

Pjesë të ushtrimeve do të mbahen në Letoninë fqinje.

Përveç ushtrisë estoneze, në to marrin pjesë edhe rreth 2,000 trupa nga 15 vende: Shtetet e Bashkuara, Britania, Gjermania, Franca, Kanadaja, Polonia, Ukraina, Finlanda, Suedia, Danimarka, Belgjika, Irlanda, Letonia, Lituanua dhe Gjeorgjia.

Estonia dhe Letonia kufizohen me Rusinë dhe së bashku me shtetin e tretë baltik, Lituaninë, kanë qenë pjesë e Bashkimit Sovjetik, pasi janë aneksuar nga Moska gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Të trija shtetet, që tani janë anëtare të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian, kanë shprehur shqetësime rreth qëllimeve të Moskës në rajon, veçanërisht pas aneksimit që i ka bërë ajo gadishullit ukrainas të Krimesë, në mars të vitit 2014.

XS
SM
MD
LG