Ndërlidhjet

Maroku shkëput marrëdhënet diplomatike me Iranin


Sahara Perëndimore.

Maroku ka shkëputur marrëdhëniet diplomatike me Iranin për shkak të dyshimeve se po përkrah lëvizjen e pavarur Polisario të Saharës Perëndimore.

Ministri i Jashtëm maroken, Nasser Bourita ka akuzuar Iranin dhe aletin shiit, Hezbollahun për trajnim dhe armatosje të luftëtarëve të frontit Polisario përmes ambasadës iraniane në Alegjeri nga viti 2016.

Bourita ka thënë se gjatë udhëtimit në Iran ka informuar personalisht homologun e tij për shkëputje të marrëdhënieve dhe mbyllje të ambasadës.

Ende nuk ka ndonjë reagim nga Irani, i cili ka mbështetur Polisarion në të kaluarën.

Bourita ka thënë se ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif është “shokuar” kur ka kuptuar lajmin.

Hezbollahu në anën tjetër përmes një deklarate ka kundërshtuar deklaratat se ka furnizuar me armë Polisarion dhe ka akuzuar Marokun se është duke vepruar nën “presion” nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Arabia Saudite.

Sahara Perëndimore është ish-koloni spanjolle të cilën Maroku e ka aneksuar më 1975.

Polisario ka zhvilluar luftë guerile për pavarësi derisa Bashkimin Evropian ka mbështetur një armëpushim më 1991.

XS
SM
MD
LG