Ndërlidhjet

Sulm vetëvrasës në Libi, 11 persona të vdekur


Ilustrim.
Ilustrim.

Të paktën 11 persona janë vrarë në një sulm që ka shënjestruar zyrën qendrore të Komisionit Zgjedhor të Libisë në Tripoli, kanë njoftuar zyrtarët.

Një sulmues vetëvrasës ka kryer sulmin brenda ndërtesës derisa militantët e tjerë kanë nisur zjarr më 2 maj, ka njoftuar ministria e Shëndetësisë në Libi.

Pamjet në rrjetet sociale janë shfaqur tym të zi në selinë e Komisionit.

Zëdhënësi i Komisionit Zgjedhor, Khaled Omar ka thënë se forcat e sigurisë kanë tentuar të fitojnë kontrollin e ndërtesës.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, i cili duket të ketë pasur qëllim dëmtimin e procesit zgjedhor.

Zgjedhjet e mbështetura nga Kombet e Bashkuara janë pjesë e përpjekjeve për të stabilizuar Libinë, pas nisjes së trazirave, si pasojë e vrasjes së dikatorit Muammar Qaddafi.

XS
SM
MD
LG