Ndërlidhjet

Franca: "I papranueshëm" propozimi i BE-së për bujqësi


Flamuri i Bashkimit Evropian.

Propozimi i Komisionit Evropian për të zvogëluar subvencionet për 5 përqind në buxhetin 2021-2027 janë të papranueshme dhe Franca do të kundërshtojë çdo hap që prek drejtpërdrejt fermerët, ka njoftuar ministria franceze e Bujqësisë.

Franca është përfituesja më e madhe e Politikës së Përbashkët Bujqësore.

“Për Stephane Travert, ministër i Bujqësisë, një hap i tillë është thjesht i paparamendueshëm”, ka thënë ministria përmes një deklarate.

Udhëheqësia e Bashkimit Evropian ka propozuar të mërkurën zvogëlimin e subvencioneve duke tentuar që të promovohen politika të reja, me qëllim të përmbushjes së hapësirës pas daljes së Britanisë së Madhe nga blloku.

XS
SM
MD
LG