Ndërlidhjet

SHBA ia kthen mijëra artefakte të lashta Irakut


Ilustrim

Rreth 3,800 artefakte të lashta, që janë kontrabanduar ilegalisht nga Iraku dhe janë shitur në zinxhirin e dyqaneve Hobby Lobyy në SHBA, janë kthyer.

Zyrtarët e doganave të SHBA-së i dorëzuan ato tek ambasadori irakian, Fareed Yasseen, në rezidencën e tij në Uashington.

Hobby Lobby, dyqan që shet vepra arti, është pajtuar në korrik të vitit të kaluar të dorëzojë antikitetet dhe të paguajë 3 milionë dollarë për të zgjidhur një padi civile të ngritur nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së.

Kompania kishte blerë më shumë se 5,500 artefakte, thonë dokumentet e gjykatës.

Artikujt e konfiskuar përfshijnë pllaka me shkrimin kuneiform, që është një nga sistemet më të hershme të shkrimit në Mesopotaminë e lashtë.

XS
SM
MD
LG