Ndërlidhjet

Dhjetëra të vdekur nga stuhitë e pluhurit në Indi


Foto arkivi

Së paku 76 njerëz kanë vdekur dhe dhjetëra janë plagosur nga stuhitë e fuqishme të pluhurit që kanë goditur rajonet Rajasthan dhe Utar Pradesh të Indisë.

Stuhitë kanë ndërprerë energjinë elektrike, kanë çrrënjosur drunj, kanë shkatërruar shtëpi dhe kanë mbytur bagëti.

Stuhitë e pluhurit janë të zakonshme në këto pjesë të Indisë gjatë stinës së verës, por numri kaq i madh i viktimave është i pazakontë.

"Unë jam në detyrë që 20 vjet dhe kjo është më e keqja që kam parë", tha Hemant Gera, sekretar për menaxhimin e katastrofave në Rajasthan.

Stuhia ka goditur edhe kryeqytetin Delhi, më shumë se 100 km larg, së bashku me shira të furishëm.

XS
SM
MD
LG