Ndërlidhjet

Kremlini mirëpret deklaratën e Zemanit për agjentin Noviçok


Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Kremlini e mirëpriti deklaratën e presidentit të Çekisë, Millosh Zeman, se një sasi e vogël e agjentit nervor, që Britania thotë se është përdorur për të helmuar një ish-spiun rus, është prodhuar në Republikën Çeke.

Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit rus, Vladimir Putin, tha se deklarata e Zemanit i kundërshton fuqishëm pretendimet e Britanisë, e cila fajëson Rusinë për helmimin e Sergei Skripalit dhe të vajzës së tij, Yulia.

Këta dy janë helmuar në muajin mars, në qytetin Sallsbëri të Anglisë.

Zeman i tha televizionit çek se një raport i inteligjencës ushtarake të vendit të tij tregon se një sasi e vogël e agjentit nervor Noviçok është prodhuar në sasi të vogël, është testuar dhe është shkatërruar në vitin 2017 në Republikën Çeke.

"Ne kemi prodhuar dhe ruajtur Noviçok në sasi të vogla. E dimë ku dhe kur. Të mos jemi hipokritë. Nuk duhet të gënjejmë për këtë", tha Zeman, i cili është i njohur për qëndrimin e tij pro-rus.

Noviçoku është identifikuar nga autoritetet britanike si agjenti që është përdorur për të helmuar Skripalin dhe vajzën e tij, më 4 mars.

Londra ka thënë se Noviçoku është zhvilluar për herë të parë në Bashkimin Sovjetik.

XS
SM
MD
LG