Ndërlidhjet

Abbas kërkon falje për komentet për Holokaustin


Udhëheqësi palestinez, Mahmoud Abbas.
Udhëheqësi palestinez, Mahmoud Abbas.

Udhëheqësi palestinez, Mahmoud Abbas, kërkoi falje për komentet e bëra për popullin hebre dhe Holokaustin.

Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij të premten, ai e përshkroi Holokaustin si "krimin më të urryer në histori".

Ditë më parë, Abbas tha në një takim në Bregun Perëndimor se vrasja masive e hebrenjve evropianë nga nazistët ka qenë rezultat i aktiviteteve të tyre financiare, e jo antisemitizmit.

Komentet e tij u dënuan nga Izraeli dhe komuniteti ndërkombëtar.

"Nëse njerëzit janë ofenduar nga deklarata ime, sidomos njerëzit e besimit hebre, unë u kërkoj falje", tha Abbas.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Avigdor Lieberman, e refuzoi kërkimfaljen e Abbasit, duke e përshkruar atë, në një postim në Twitter, si "mohues të mjerë të Holokaustit".

XS
SM
MD
LG