Ndërlidhjet

Vdiq disidentja antikomuniste që i shkruante letra Radios Evropa e Lirë


Doina Cornea. Maj, 1990.
Doina Cornea. Maj, 1990.

Disidentja antikomuniste rumune, Doina Cornea, e cila ka dënuar regjimin e diktatorit Nicolae Ceausescu gjatë viteve 1980 me letra dërguar Radios Evropa e Lirë, ka vdekur. Ajo ka qenë 88 vjeçe.

Djali i saj, Leontin Iuhasz, tha se Cornea ka vdekur më 4 maj në qytetin Cluj, pas një sëmundjeje të gjatë.

Cornea ka fituar famë ndërkombëtare në vitin 1982, pasi ka nisur të dërgojë letra në Radion Evropa e Lirë, në të cilat kritikonte shkatërrimin në shkallë të gjerë të fshatrave dhe kishave rumune.

Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, e quajti Cornean "simbol të guximit dhe rezistencës antikomuniste".

Cornea ka marrë disa çmime, përfshirë një nga Papa Gjon Pali II në vitin 2003 dhe Legjionin e Nderit Francez për merita civile.

XS
SM
MD
LG