Ndërlidhjet

Ish-presidenti Bush lirohet nga spitali


Ish-presidenti amerikan, George H.W Bush
Ish-presidenti amerikan, George H.W Bush

Ish-presidenti amerikan, George H.W. Bush, 93-vjeç ka dalë nga një spital në Hjuston, ku qëndroi për rreth dy javë, dhe u trajtua për një infeksion që ishte shpërndarë në gjakun e tij, tha zëdhënësi i familjes.

Bush ishte shtrirë në një spital në Hjuston më 22 prill, vetëm një ditë pasi morri pjesë në funeralin e gruas së tij, Barbara, e cila ndërroi jetë më 17 prill. Çifti kanë qenë të martuar për 73 vjet.

“Doktorët kanë thënë se ai është mirë dhe është i lumtur që është kthyer në shtëpi”, ka shkruar në Twitter, zëdhënësi i familjes, Jim McGrath.

Bush, që ka shërbyer si president i Shteteve të Bashkuara nga viti 1989 deri më 1993, kishte qëndruar në të njëjtin spital edhe një vit më parë, pasi ishte diagnostifikuar me pneumoni.

Bush është babai i ish-presidentit George W.Bush, i cili ka shërbyer për dy mandante në postin e presidentit nga vitit 2001 deri më 2009 dhe i ish-guvernatorit të Floridës, Jeb Bush, i cili nuk arriti të merrte nominimin e Partisë Republikane në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

XS
SM
MD
LG