Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Netanyahu do të takohet me Putinin javën e ardhshme


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe presidenti rus, Vladimir Putin

Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu ka njoftuar se ai do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin në Moskë më 9 maj, për të biseduar për çështjet rajonale.

Sipas zyrës së Netanyahut, takimi mes dy liderëve do të zhvillohet në Kremlin, pasi kryeministri izraelit të marrë pjesë në paradën tradicionale të “Ditës së Fitores” që shënon përvjetorin e fitores së Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë Naziste.

Netanyahu i është bashkuar presidentit amerikan, Donald Trump në thirrjet për të përmirësuar “të metat” e marrëveshjes bërthamore të Iranit e arritur më 2015.

Rusia, Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Britania dhe Kina kanë nënshkruar këtë marrëveshje, që i mundëson Teheranit lehtësim të sanksioneve, në këmbim të frenimit të programit bërthamor.

Izraeli gjithshtu ka shprehur shqetësim me rritjen e pranisë ushtarake të Iranit në Siri. Rusia dhe Irani mbështesin presidentin sirian Bashar al-Assad në luftën civile, ndërkaq SHBA-ja dhe Turqia mbështesin grupe të ndryshme të rebelëve që luftojnë kundër forcave qeveritare siriane.

XS
SM
MD
LG