Ndërlidhjet

Pashinian bën thirrje për tubim masiv në Jereven


Nikol Pashinian
Nikol Pashinian

Lideri opozitar armen, Nikol Pashinian ka bërë thirrje për tubim masiv në Jerevan, me qëllim që të dëshmohet mbështetja që ai ka, një ditë para votimit në Parlament, lidhur me atë se a duhet që ai të zgjidhet kryeministër.

Përpara tubimit, Pashinian dhe mbështetësit e tij kanë udhëtuar drejt aeroportit të Jerevanit për të pritur Serj Tankian – këngëtarin armeno-amerikan, të grupit System of a Down.

Tankian ka ofruar mbështetjen e tij për Pashinianin.

Pashinian ka kërkuar nga mbështetësit e tij që më 8 maj të dalin në rrugët e Jerevanit, që të vazhdojnë presionin ndaj parisë në pushtet, Partisë Republikane, gjatë votimit që pritet të ndodhë më 8 maj në Parlament.

Lideri opozitar armen kishte dështuar që të zgjidhej kryeministër më 3 maj.

Ai sërish është kandidati i vetëm për këtë post.

Pashinain ka arritur të sigurojë mbështetjen e 41 deputetëve në parlamentin prej 105 ulësesh, për votimin e 8 majit.

Partia Republika, që ka 58 ulëse në Parlament, ka thënë se do të votojë për kandidatin që ka mbështetjen e të paktën një të tretave të deputetëve.

Protestat anti-qeveritare të udhëhequra nga Pashinian, çuan në dorëheqjen e Serzh Sarkisian nga posti i kryeministrit, vetëm pak ditë pasi ishte zgjedhur.

Sarkisian ka shërbyer për dy mandate në postin e presidentit.

XS
SM
MD
LG