Ndërlidhjet

Jep dorëheqje ministri serb i Financave


Ministri serb i Financave, Dushan Vujoviq. Foto nga arkivi
Ministri serb i Financave, Dushan Vujoviq. Foto nga arkivi

Qeveria e Serbisë ka konfirmuar se ministri i Financave, Dushan Vujoviq ka dhënë dorëheqje, duke thënë se këtë vendim e ka marrë për çështje personale.

Njoftimi vjen një ditë pasi e përditshmja Blic dhe televizioni N1 kanë raportuar se Vujoviq i ka shkruar kryeministres Ana Brbabiq, duke i ofruar detaje për vendimin e tij.

Televizioni N1 ka raportuar se kryeminisrja serbe do të njoftojë më 8 maj Parlamentin serb për këtë dorëheqje.

“Katër vjet janë të mjaftueshme që një person ta dëshmojë veten në një pozitë publike”, ka shkruar në letrën e dorëheqjes së tij Vujoviq, ka raportuar N1.

Ndërkaq, një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka arritur në Beograd më 7 maj për të nisur bisedimet për një program të ri të mbështetjes për vendet e Ballkanit, për të shtyrë përprara reformat dhe për të nxitur rritjen ekonomike.

Ish-ekonomist i Bankës Botërore në Ukrainë dhe në selinë në Uashington, Vujoviq ishte emëruar në postin e ministrit të Financave më 2014 dhe ka qenë i përfshirë në bisedimet e Serbisë për një marrëveshje me FMN-në.

Ka kohë që flitet për mundësinë e riorganizimit të kabinetit të Brnabiq. Kryeministrja serbe ka thënë se “kushdo që nuk është në gjendje të japë të gjitha nga vetja”, do të shkarkohet nga kabineti i saj.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se do të ketë ndryshime në kabinetin qeverisës, por se për momentin, pritoritet është zgjidhja e “nyjes së Kosovës”, duke iu referuar kështu përpjekjeve të Serbisë për të përmirësuar raportet me Kosovën, si pjesë e përpjekeve drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

XS
SM
MD
LG