Ndërlidhjet

Pashinian zgjidhet kryeministër i Armenisë


Nikol Pashinian

Parlamenti i Armenisë zgjodhi udhëheqësin e protestave, Nikol Pashinian, për kryeministër të ri të vendit.

Në favor të tij votuan 59 deputetë, ndërsa 42 qenë kundër.

Votimi u zhvillua pasi kreu i fraksionit parlamentar të Partisë Republikane në pushtet, Vahram Baghdasarian, tha se subjekti i tij do t'i sigurojë Pashinianit 11 vota, që së bashku me votat e opozitës i dhanë atij mbështetje të mjaftueshme për t'u zgjedhur.

Përpara votimit, Pashinian u tha ligjvënësve se Armenia do të vazhdojë të jetë anëtare e Unionit Ekonomik të Euroazisë, që udhëhiqet nga Rusia, dhe se do të vazhdojë bashkëpunimin ushtarak me shtetin rus.

Festë në Jerevan pasi Pashinian zgjidhet kryeministër
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:00:45 0:00

Ai po ashtu u zotua se do të "zhvillojë në mënyrë aktive" bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian, Iranin, Gjeorgjinë, Kinën dhe Indinë.

Pashinian nuk ka arritur të zgjidhet kryeministër në votimin e parë, më 1 maj.

Ai ka kërcënuar me organizimin e grevave të përgjithshme dhe të mosbindjes civile, nëse Partia Republikane nuk do ta votonte as sot.

Pashinian ka udhëhequr protesta për ditë të tëra, duke detyruar kryeministrin Serzh Sarkisian të japë dorëheqje, muajin e kaluar.

XS
SM
MD
LG