Ndërlidhjet

Sulmues vetëvrasës sulmojnë stacione të policisë në Kabul


Afganistan
Afganistan

Tre sulmues vetëvrasës hodhën veten në erë pranë dy stacioneve të policisë në kryeqytetin Kabul të Afganistanit, duke plagosur disa njerëz, tha Ministria e Brendshme e këtij vendi.

Sulmi i parë vetëvrasës ndodhi në pjesën perëndimore të Kabulit, tha zëdhënësi i ministrisë, Najib Danesh, duke shtuar se ka pasur edhe të shtëna sporadike me armë zjarri gjatë "operacionit të pastrimit".

Danesh tha se dy sulmues të tjerë vetëvrasës hodhën veten në erë në hyrje të një stacioni të policisë në qendër të qytetit.

Danesh tha se ai mund të konfirmojë se dy njerëz janë plagosur, ndërsa kreu i shërbimit të ambulancës në Kabul tha se gjashtë persona të plagosur janë dërguar në spital.

Talibanët dhe militantët e Shtetit Islamik kanë kryer disa sulme vdekjeprurëse në Kabul në muajt e fundit.

Lexoni edhe këtë:

Vriten dy gazetarë të Radios Evropa e Lirë në Kabul

XS
SM
MD
LG