Ndërlidhjet

Pashinian viziton rajonin e kontestuar me Azerbajxhanin


Kryeministri i Armenisë, Nikoll Pashinian.
Kryeministri i Armenisë, Nikoll Pashinian.

Një ditë pasi është zgjedhur kryeministër i Armenisë, Nikoll Pashinian ka vizituar rajonin Nagorno-Karabak, territor në Azerbajxhan që kontrollohet nga forcat entike armene.

Liderët armenë tradicionalisht e vizitojnë këtë rajon më 9 maj, ditën kur disa shtete ish-sovjetike shënojnë fundin e fashizmit.

Kjo datë po ashtu përkon me ditën kur forcat e përkrahura nga Armenia kanë fituar një pikë kyçe në luftën e vitit 1993 për të kontrolluar Nagorno-Karabakun.

Në këtë konflikt kanë vdekur 30,000 persona derisa ky rast vazhdon të shkaktojë tensione në mes të Bakus dhe Jerevanit.

Në një fjalim të mbajtur sot, Pashianian ka thënë se “Revulucioni i padhunshëm i Kadifenjtë që ka ndodhur në Armeni dhe bashkimi i popullit janë një dëshmi e padiskutueshme se ne kemi një vizion të qartë se çfarë është liria, demokracia dhe paqja”.

Parlamenti armen ka zgjedhur Pashinian për kryeministër më 8 maj, pas disa javësh trazira dhe protesta në rrugë.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Azerbajxhanit, Hikmat Haciyev ka thënë përmes një deklarate se rajoni Nagorno-Karabak që aktualisht është i okupuar ka qenë gjithmonë pjesë integrale e Azerbajxhanit.

XS
SM
MD
LG