Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Polanski: Fushata #edheunë është "histeri kolektive"


Regjisori, Roman Polanski.

Regjisori, Romani Polanski ka thënë se fushata #edheunë që fokuson vëmendjen në ngacmimet seksuale ndaj grave është “histeri kolektive” dhe “hipokrizi totale”, transmeton AP.

Polanski, i ka bërë këto komente gjatë një interviste disa ditë para se Akademia e Filmit që ndan çmimet Oscar ka larguar atë nga anëtarësia gati 50 vjeçare, duke cituar një rast të vitit 1977, në të cilin ai është deklaruar fajtor për marrëdhënie intime me një të mitur.

Në intervistën e publikuar këtë javë ai ka krahasur këtë fushatë me publikun verikorean që pikëllohet për liderët e këtij shteti duke thënë se është aq intensive sa “nuk mund të ndalesh së qeshuri”.

Polanski ka fituar çmimin Oscar për regjinë e filmit “The Pianist” më 2003.

XS
SM
MD
LG