Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Haspel: Nuk do të kthehen "teknikat e rënda" të marrjes në pyetje në CIA


Gina Haspel.

Gina Haspel, e nominuara e presidentit amerikan, Donald Trump për drejtore të CIA-s është zotuar se ajo nuk do të kthejë kurrë “teknikat e rënda” të agjencisë së spiunimit, të cilat shpesh janë cilësuar si torturë.

Haspel, e cila aktualisht është ushtruese e detyrës si udhëheqëse e CIA-s ka thënë në Senatin Amerikan më 9 maj se ajo nuk do të miratojë ndonjë urdhër të cilin e konsideron moralisht të pakëndshëm.

Sidoqoftë ajo nuk është përgjigjur kur është pyetur se çfarë do të bënte nëse Trump do të urdhëronte atë që të merrte në pyetje një të burgosur me teknikën e zhytjes në ujë.

Metoda e zhytjes së kokës në ujë është teknikë e ndaluar, ndonëse është përdorur nga CIA për të marrë në pyetje disa të dyshuar për terrorizëm.

Gjatë fushatës zgjedhore, Trump ka premtuar se do ta rikthejë në zbatim këtë teknikë duke thënë se metoda “edhe më të këqija do të prezantohen”.

Nëse nominimi i saj konfirmohet, Haspel do të jetë pasardhëse e Mike Pompeos, i cili muajin e kaluar është emëruar si Sekretar amerikan i Shtetit.

XS
SM
MD
LG