Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Presidenti portugez i vë veton ligjit për ndryshimin e gjinisë


Ilustrim

Presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Dousa, i vuri veto ligjit që do ta bënte më të lehtë për njerëzit të ndryshojnë gjininë.

Ligji u miratua nga Parlamenti këtë muaj, por duhej të nënshkruhej edhe nga presidenti për të hyrë në fuqi.

Ai do t'iu lejonte qytetarëve të ndryshojnë gjininë dhe emrin në dokumente nga mosha 16-vjeçare, pa pasur nevojë për raport mjekësor.

Rebelo de Sousa i kërkoi parlamentit të konsideronte rritjen e moshës minimale në 18 vjeç.

Parlamenti tani mund të ndryshojë ligjin në përputhje me sugjerimet e presidentit.

XS
SM
MD
LG